Kaliforni, 29 Shtator NOA - Nëse në trailerin e parë të “Melankolisë” Kirsten Dunst shfaqet e zhveshur totalisht por e filmuar nga larg, tani ajo vjen topless në plan të parë. Në filmin me regji të Lars von Trier, i cili pritet të shfaqet nëpër kinematë botërore në tetor, aktorja shfaqet e shtrirë në pyll pa rroba dhe gjithashtu edhe në dush bashkë më të motrën e saj (Charlotte Gainsbourg). Në film Dunst ka rolin e një bashkëshorteje në prag të depresionit, e cila ka marrëdhënie konfliktuale me burrin si dhe me motrën e saj. Por në jetë Kirsten është krejt ndryshe: “Personazhi që interpretoj në këtë film nuk më pasqyron aspak, sigurisht edhe unë mua më pushton ndonjëherë ndonjë valë melankolie apo mërzitjeje, po kjo është normale, na ndodh të gjithëve…” – shprehet aktorja. r.b/NOA