E enjte, 29 shtator 2011, NOA- Forcat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi, konfirmojnë se kanë shtënë në duar aeroportin e Sirte, qyteti i lindjes i Muammar Geddafit. Nuk është hera e parë që bëhet ky lajmërim pasi tentativat kanë qenë të shumta, pasi vetëm javën e fundit forcat e Këshillit të Tranzicionit ndërmorën dy sulme kundër Sirtes, me mbështetjen e avionëve të NATO-s, por u tërhoqën nga goditjet e mbështetësve të kolonelit. a.y/NOA