Tiranë, 29 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 29 shtator 2011.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Brukseli rrëzon Shqipërinë. Zbulohet raporti i KE që do të shpërndahet në 12 tetor”. Argumente të tjerë të ditës: “Berisha thirret në interpelancë nga Erion Braçe, për pronat publike”; “Pezull nga Eni Vasili”; “Omonia: Bojkotoni regjistrimin”; “Identikat për vrasësin e Arjan Selimit”; “Part-time, mbi tetë mijë kuota për këtë viti akademik”; “Dialogu me D nga Albin Kurti”; “Harta e çmimeve për rivlerësimin e pronës”; “Pirateria, super aksion i policisë kosovare, shtata në pranga”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “reforma zgjedhore, PD-PS negociata me OSBE për KQZ dhe Kodin. Gjiknuri i PS dhe Bylykbashi i PD drektë me ambasadorin e OSBE”. Në faqen e parë veçojmë titujt: “Ngec hetimi për vrasjen e Arjan Selimit, vajza e tij 12-vjeçare ndan dhimbjen në Facebook”; “Kryebashkiaku Basha me ambasadorët: Administrata larg politikës”; “Nga Kastriot Islami: Proporcionali kombëtar ose nëntë grupe parlamentare”; “Nga Armand Shkullaku: Frutet e politikës konstruktive”; “Pakt me spitalet e Triestes për sëmundjet e rënda”; “Lotaria amerikane aplikimet nga 4 tetori deri në 5 nëntor”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “SHBA: Shtyrja e statusit rrjedhojë e bojkotit të PS”. Argumente të tjerë të faqes së parë: “Majlinda Bregu: Dëmi që solli opozita nuk zhbëhet lehtë”; “Basha: Qeveria vendore jo konflikte politike”; “Ekzekutimi, vrasësit e Arjan Selimit me dorashka”.
E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin: “Aplikimi i CEZ, sa do të shtrenjtohen faturat e energjisë”. Gazeta vijon me titujt: “Dhjetë pikat, Berisha dhe 21 janari nga Preç Zogaj”; “Shamikuqja e Kamzës: Më kërcënojnë që as në hënë s’do më lënë të qetë”; “Intervistë me Skënder Gjinushin: Opozita s’ka zgjidhje me këtë sjellje”; “Vrasja e Selimit e ngjashme me plagosjen e Gilmand Danit”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Ekspertë nga SHBA. Trafiku, vërtetim ADN-së së Arjan Selimit”. Tituj të tjerë të ditës: “Rezultatet e provimeve: Mbetësit e maturës, publikohen notat për 6 mijë maturantë”; “Vendimi i qeverisë: Policët, ja shpërblimet që do të merren për medaljet”; “Kreu i bektashinjve: Pronat, më kanë kërcënuar me jetë”; “Djalin e vrava për një fjalë goje, dua të vdes”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA