English

Pushimet përfundojnë në tragjedi për 22 vjeçarin dhe pritësin e tij

E enjte, 29 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ishin duke ecur me motor në heshtjen e natës dhe vetmja gjë që u prishi qetësinë ishte përplasja. Përfundoi kështu xhiroja e dy të rinjve shqiptar të cilët përfunduan të pajetë mbi çimento në rrugët e Italisë. Nikolin Saiti 22 vjeç dhe Arbër Kolpepaj, humbën jetën natën e kaluar në rrugën Lucio Vero afër Venezianos. Në drejtimin e motorit ishte Kolpepaj i cili prej disa kohësh ishte rezident në Veneziano. Ndërsa i riu tjetër kishte ardhur nga Shqipëria për pushime, dhe ndonëse ishte ulur në pjesën e pasme të mjetit, përplasja e motorit ka qenë aq e fortë sa nuk i ka kursyer jetën. Sipas policisë i riu ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur kështu me një bllok çimentoje në hyrjen e një shtëpie. Ndërkaq pas përplasjes fatale, banorët e zonës dëgjuan goditjen e fuqishme dhe vrapuan drejt rrugës, por gjetën motorin e ndarë në copa, betonin e thyer dhe pak më tutje trupat e pajetë dhe të copëtuar të dy shqiptarëve Por pavarësisht nxitimit për tu dhënë ndihmë, çdo tentativë rezultoi e kotë pasi të rinjtë kishin humbur jetën në moment. a.y/NOA

KOMENTE
  • Linda Vlore10:32 - 30 Shtator 2011
    me vjen vertet keq,,ngushellimet e mia familjes,,,,po na iken gjithe rinia shqiptare rrugeve te botes,,,
  • Arber Binaj22:54 - 29 Shtator 2011
    u prefshit ne paqe!!!gjynah shume se ishin te rinj!!ngushellime dhe familjes se tyre
  • Cela Arob21:43 - 29 Shtator 2011
    arber kolpepaj ishte miku im me i mire.akoma nuk na besohet kjo qe ndodhi:'(