English

Rexhepi: Largimi i barrikadave, veprim i pashmangshëm

E enjte, 29 shtator 2011, NOA- Bajram Rexhepi, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, u shpreh sot se në veri nuk ka rrugë tjetër përveç largimit të bllokadave rrugore të vendosura nga serbët e veriut të Mitrovicës. Sipas tij largimi i barrikadave është veprim i pashmangshëm pasi siç u shpreh ai, “Ato bllokojnë lirinë e lëvizjes për njerëzit dhe për mallrat. Çdo veprim do të koordinohet me KFOR-in dhe me misionin evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX”. Në vijim ai theksoi se autoritetet vendase nuk do të ndërmarrin ndonjë hap të njëanshëm. a.y/NOA

Në foto: Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi

KOMENTE