English

Ruçi: Nuk votojmë ligjet, miratimi 10 propozimet tona

Tiranë, 29 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Pak minuta përpara votimit, Partia Socialiste deklaron se nuk do të votojë asnjë ligj që kërkon 3/5 e votave pa u përmbushur më parë pakti i propozuar nga kreu i saj Edi Rama. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi ka paraqitur edhe njëherë të 10 pikat e propozuara nga opozita ndërsa ka shtuar se PS-ja është e gatshme të nisë dialogun duke filluar që nga komunikimi parlamentar. “Ne nuk kërkojmë asgjë që nuk përputhet me standardet e BE, por për të gjitha çështjet që lidhen me këtë status duan 3/5 të votave. Nuk është detyrim i opozitës t’i votojë lifhet, pse thotë Berisha, por është detyrim i Berishës t’i sigurojë këto vota”, deklaroi Ruçi. Sipas tij, grupi i PS kërkon miratimin në Kuvend të paktit “Për Shqipërinë si gjithë Europa”. “Ne jemi gati të bëjmë gjithçka për statusin e vendit kandidat, - deklaroi Ruçi në Kuvend – por, garancia më e mirë për të ardhmen e vendit është miratimi i një pakti, i cili nis nga përmirësimi i komunikimit parlamentar apo reforma e plotë zgjedhore”. Në këtë mënyrë, opozita paralajmëroi se nuk ka ndërmend të votojë asnjë prej ligjeve si gjykata administrative, apo Kodi Penal, të cilat kërkojnë 84 vota. a.q/NOA

KOMENTE