SHBA, 29 Shtator NOA - Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 72 të tjerë kanë mbetur të intoksikuar në SHBA nga një infeksion që ka ardhur si rrjedhojë e një sasie shalqinjsh të kontaminuar në Holly, në Kolorado. Sipas specialistëve të CDA (Qendra e Kontrollit për parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta) numri i viktimave është i destinuar të rritet, që në momentin që periudha e inkubacionit mund të zgjasë edhe 4 javë. “Personat që kanë ngrënë ushqim të kontaminuar dy javë më parë mund të ndihen keq javët në vazhdim”,- ka theksuar Robert Tauxe, funksionar i CDC. nga fundi i korrikut në SHBA u lokalizuan 18 vitkima si pasojë e infeksionit të përhapur në mbarë vendin, nga Teksasi deri në Maryland. Infeksioni, i shkaktuar nga baktere me përmbajtje ushqimesh të kontaminuar, nuk ka gjeneruar efekte të mëdha tek të rriturit, por ka goditur me forcë të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna. r.b/NOA