Uashington, 29 shtator, 2011, NOA – Dy ditë pas sulmit të ekstremistëve serbë ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it në vendkalimin kufitar të Jarinës kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dënuar sulmin e dhunshëm të turmës serbe. “Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin e dhunshëm nga turma serbe kundër forcës paqeruajtëse (KFOR), të udhëhequr nga NATO-ja, më 27 shtator”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit. Duke iu referuar faktit se nga dhuna e të martës u plagosën nëntë anëtarë të forcës paqeruajtëse të KFOR- it, DASH inkurajon dy qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të vijojnë me përkushtim dialogun teknik me ndërmjetësimin e BE-së. “Ne inkurajojmë Qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë që të mbesin të përkushtuara ndaj procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të inkurajuar qetësi dhe për të arritur marrëveshje, që e përmirësojnë jetën e shtetasve të zakonshëm në të dy vendet”, thekson DASH. mit/NOA