English

Strauss- Kahn mohon edhe tentativën e përdhunimit ndaj gazetares

E enjte, 29 shtator 2011, NOA- Dominique Strauss-Kahn, ish drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk ka kërkuar falje, pas përballjes për dy orë e gjysëm në Paris me gazetaren Tristane Banon, e cila e akuzon se ka tentuar që ta përdhunojë. Nuk ka asnjë lidhje me episodin me kamerieren në hotelin në New York, e cila në muajin e kaluar e akuzoi për të njëjtën vepër, akuza e tanishme vjen nga Banon ndërsa ngjarja denoncohet se ka ndodhur në vitin 2003. Lidhur me përballjen avokati i Strauss- Kahn, Henri Leclerc, thotë për përballjen se, “Që të dy konfirmuan versionin e tyre, klienti im nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje, nuk ka motiv. Në 18 shtator Strauss Kahn, doli në televizionin francez duke u shprehur se nuk kishte bërë asnjë dhunim seksual ndaj Banon. a.y/NOA

Në foto: Dominique Strauss-Kahn

KOMENTE