Tiranë, 29 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ulur me 0.25 % normën bazë të interesit. Në një konferencë për shtyp guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka theksuar se ekonomia shqiptare ka pësuar rritje, ndërsa ka bërë publik vendimin për uljen e normës së interesit. Arsyeja, sipas tij është nxitja e konsumit. “Norma bazë e interesit arrin në vlerën e 5 %. Kjo ulje bëhet për të rritur aktivitetin ekonomik dhe do të reflektojë në presionet e kontrolluara inflacioniste dhe në një politikë fiskale më të kujdesshme”, ka deklaruar Fullani. Gjithashtu guvernatori i BSH-së thekson se gjatë muajit gusht janë rritur me 28.8% eksportet , ndërsa importet kanë pësuar rënie. Në komunikimin me median, Fullani bëri me dija se kostoja e lekut ka arritur në nivelet e 5%. a.q/NOA