English

Vjedhjet në Tiranë, policia vazhdon arrestimet

Tiranë, 29 shtator 2011, NOA - Dy hajdutë kanë përfunduar mbrëmë në prangat e policisë së Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar, nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u bë ndalimi i shtetasve Fatjon Agron Jonuzi, 24 vjeç, lindur e banues në Tiranë, dhe Shkëlzen Shyqyri Baxhaku, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjerin kanë vjedhur një dyqan ku kanë marrë një sërë sendesh dhe një shumë parash. a.q/NOA

KOMENTE