English

27 vjeçari në polici, e mashtroi dhe nuk i dha qeranë të moshuarës

Korçë, 30 shtator 2011, NOA- Një 27 vjeçar nga Korça ka përfunduar në polici pas kallëzimit nga ana e një të moshuare me pretendimin se ai e kishte mashtruar. Ndaj Arjan Demçes, banues ne lagjen nr 7 Korçë, ka bërë kallëzim penal shtetasja me iniciale G.P 65 vjeç, banuese në Korçë, e cila pretendon se 27 vjeçari i ka marrë një dyqan me qera, por nuk i ka shlyer detyrimet, të cilat kapin shumën prej 1.800.000 lekë të reja, duke e mashtruar. Lidhur me këtë rasti Prokuroria e Korçës nisi hetimet për veprën penale të “Mashtrimit”. a.y/NOA

KOMENTE