English

Barrikadat, Rojters: Serbët shpërfillin krejtësisht forcat e NATO-s

Jarinjë, 30 shtator 2011, NOA – Agjencia e lajmeve Rojters (Reuters) raporton se serbët kanë ngritur sërish barrikadë në Jarinjë, menjëherë sapo forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë shkatërruan sot një barrikadë serbe pranë pikës kufitare të Jarinjës. Rojters thotë se, dhjetra trupa të KFOR-it hoqën barrikadën me zhavorr duke detyruar serbët të tërhiqeshin dhe të zgjeronin perimetrin e bazës së NATO-s përreth pikës kufitare. Disa helikopterë morën pjesë gjithashtu në këtë aksion pranë pikës kufitare të Jarinjës, rreth 100 km në veri të Prishtinës. Por ndërkohë, serbët parkuan dy kamione të rëndë përtej një ure aty pranë, disa qindra metra larg pozicioneve të NATO-s duke vazhduar kështu bllokadën e tyre në rrugën që lidh Kosovën dhe Serbinë. Branko Ninic, kreu serb i bashkisë së Leposaviqit tha se trupat e NATO-s kanë ndërmarrë veprime armiqësore ndaj popullatës serbe, ndërsa premtoi vazhdimin e barrikadave. a.q/NOA

KOMENTE