Fier, 30 shtator 2011, NOA- 21 vjeçari Shkëlzen Çeliku me banim në fshatin Ndërmenas në Fier është arrestuar mesditën e sotme për veprën penale të vjedhjes. Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë me dije se i riu dyshohet të jetë autor i vjedhjes në kohë të ndryshme të disa mjeteve tip motorra në qytetin e Fierit, të cilët më pas i shiste kundrejt përfitimit në qytetin e Durrësit. Mësohet se kapja e tij u bë e mundur pas një pune një javore nga ana e policisë, por që u kurorëzua vetëm ditën e sotme. Sakaq lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të Çelikut i kaluan Prokurorisë së Fierit. a.y/NOA