English

Drejtonte makinën pa patentë, bllokohet mjeti dhe paditet i riu

Vlorë, 30 shtator, NOA – Një 18-vjeçar është ndaluar nga policia teksa ka qenë duke i dhënë makinës pa pasur patentë. I riu Stefan Llazar Furrexhi, banues në lagjen “24 Maj” Vlorë, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, gjatë kohës që ka qenë në drejtimin e një mjeti “Alfa Romeo” me tagra të huaja. Menjëherë pas refuzimit të tij për të ndaluar, policia është vënë në ndjekje të të riut. Ai është arrestuar në një nga rrugët e qytetit pas sinjalizimit të patrullave të policisë rrugore. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ky 18-vjeçari e drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Automjeti tip Alfa Romeo u bllokua në cilësinë e provës materiale. Pas ndalimit nga policia, ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. a.k/NOA

KOMENTE
  • Linda Vlore10:26 - 30 Shtator 2011
    nuk eshte hera e pare qe ne vlore te rinjte nisin makinen pa patente,,nisin makinen edhe pa asikuracion dhe libreze pa asnje lloj dokumenti,,,,dhe jane ne qarkullim,,