Tiranë, 30 shtator, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar si autorët e një grabitje. Marildo Flamur Merja, 23 vjeç dhe Oltion Petrit Nazari, 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, dyshohen se janë autor të vjedhjes së zyrës së firmës së ndërtimit “Vllaznia“, ku kanë marrë një kasafortë me shumën e parave prej 450 000 lekë. Sipas policisë, dy personat e arrestuar janë ndihmuar nga 1-vjeçari me inicialet M.C, lindur në Mirditë e banues në Tiranë, për të kryer grabitjen. Mbrëmjen e djeshme është bërë dhe ndalimi i minorenit, në bazë të urdhrit të prokurorisë. a.k/NOA