Vlorë, 30 shtator, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohen si autor të grabitjes së një sasie të konsiderueshme kabulli elektrik. Personat e arrestuar janë; Shaban Hetem Lamaj, 29 vjeç dhe Alket Arjan Tahiraj, 21 vjeç, të dy banues në lagjen “1 Maj” Vlorë. Gjatë mbrëmjes së datës 8 gusht, dy personat dyshohet se kanë vjedhur 650 m linear kabllo linje elektrike me një vlerë prej 527 000 lekë. Operacioni për arrestimin e tyre është bërë dje gjatë orës 20:00 të mbrëmjes. a.k/NOA