Tiranë, 30 shtator 2011, NOA - Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka hedhur poshtë 10 propozimet e opozitës në Kuvend. “Paktin e opozitës unë e shikoj në dy aspekte ku e para është pozitve, pasi edhe pse është një veprim shumë i vonuar por është një angazhim konkret dhe e dyta është pesimiste pasi hapat që duhen ndërmarrë janë shumë të qarta dhe ato janë vendsour përpara Shqipërisë” ka theksuar Haxhinasto gjatë një takimi me gazetarët. “Prioritet absolut i opozitës është fokusimi tek 12 prioritetet. interesat e caktuara nuk i shërbejnë aspak integrimit dhe nuk ka shenja që integrimi është interes mbi partiak i opozitës dhe interes kombëtar”, tha ai. Përsa i përket marrëveshjes për kufirin detar, ministri Haxhinasto tha se tashmë ka nisur ngritja e Komisionit përkatës dhe po caktohet përbërja e tij, duke shtuar se ky proces do të respektojë deri në fund ligjet e shtetit dhe kushtetutën e vendit "Në këto momente ne kemi dizenjuar një komisionin përkatës i cili do të ketë përfaqësues nga të gjitha institucionet, në mënyrë që të shqyrtojë me palën greke të gjitha hapësirat për të përmbushur paktin" tha Haxhinasto ndërsa shtoi se për marrëveshjen detare do të respektohet çdo gërmë e Kushtetutës dhe vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Këto deklarata kreu i diplomacisë shqiptare i bëri pas vizitës në Nju Jork ku është takuar me zyratrë të lartë të shteteve të ndryshme të botës a.q/NOA