English

“Kapedan Dragani” do të ekstradohet në Kroaci

Australi, 30 shtator, NOA - Ish komandanti serb, Dragan Vasilkoviç, i njohur si “kapedan Dragani”, i akuzuar për krime të luftës në Ballkan, e ka humbur betejën e tij juridike që të mos ekstradohet nga Australia në Kroaci, pasi një gjykatë në Kanbera e ka refuzuar kërkesën e tij. I akuzuari Vasilkoviç, 56 vjeçar, ishte arrestuar nga policia në Australi, në vitin 2006, për dyshime se gjatë konfliktit në ish Jugosllavi, i ka torturuar dhe vrarë ushtarët dhe civilët kroatë dhe gazetarët e jashtëm, kur ai ishte komandant i një njësiti paramilitar serb, gjatë luftës në Kroaci, në fillim të viteve të 90-ta. Dragan Vasilkoviçi i ka hedhur poshtë akuzat. Tash, vendimi përfundimtar për ekstradimin e tij në Kroaci, duhet të merret nga Ministri për çështje të brendshme të Australisë, megjithqë Vasilkoviç, brenda 28 ditësh, mund të apeloj në gjykatën më të lartë të Australisë. NOA/REF Në foto, Dragan Vasilkoviç gjatë luftës në Kroaci dhe në sallën e gjyqit në Australi.

KOMENTE