English

Kërkonin rritje prodhimi, kapen 2 shqiptarët që shisnin trupat e vajzave

E premte, 3-0 shtator 2011, NOA- Dy shqiptarë të moshës 26 dhe 27 vjeçare përfunduan në prangat e policisë italiane të Arezzos për shfrytëzim prostitucioni. Pas hetimeve të nisura prej disa kohësh dy shqiptarët u prangosën nga karabinierët pas faktimit të veprës së tyre penale për shitjen e trupit të disa vajzave. Nga hetimet rezultoi se dy djemtë drejtonin një aktivitet prostitucioni të disa femrave të cilat i detyronin të prostituonin brenda një apartamenti në qytet dhe disa të tjera i nxirrnin në rrugë. Mbi këto të fundit shqiptarët ushtronin një kontroll të rreptë, duke siguruar zënien e vendit dhe duke penguar zënien e tij nga prostituta të tjera. Ndërkaq rezultoi se shqiptarët i mbanin vajzat gjatë në rrugë dhe i mbanin nën kontroll me telefon, duke u kërkuar të prodhonin më tepër para nëpërmjet punës pa pushim në rrugë. a.y/NOA

KOMENTE