SHBA, 30 shtator, NOA - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e ka dënuar sulmin kundër ambasadorit amerikan në Siri, Rober Ford.
Ambasadori Ford dje ishte gjuajtur me domate nga mbështetësit e presidentit sirian, Bashar al-Asad, derisa ai po hynte në zyrën e një personaliteti udhëheqës opozitar në kryeqytetin Damask.
Ai ishte bllokuar në zyrë për afro tri orë, derisa afro 100 mbështetës të presidentit al-Asad, kishin provuar të depërtojnë në ndërtesë.
Sekretarja Klinton tha se incidenti ishte “pjesë e fushatës në vazhdim të frikësimit të diplomatëve”. NOA