English

Ksera: Mbështesim çdo sipërmarrje për personat me aftësi të kufizuara

Tepelenë, 30 shtator, NOA - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera ishte i pranishëm çeljen e ekspozitës të titulluar “Në mes të ëndrrave të duarve njerëzore”, me punime të fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët marrin shërbim në rehabilitimi në Qendrën e ngritur nga shoqata humanitare “Dora e Ngrohtë”. Ekspozita u organizua në qendrën e kësaj shoqate në qytetin e Tepelenës, nga presidenti i saj, Gjon Dervishi. Duke e marrë, fjalën Ministri i Punës inkurajoi nisma të tilla dhe falënderoi të gjitha organizatat dhe donatorët që i vijnë në ndihmë dhe mbështetësin riaftësimin dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht të fëmijëve.

“Përkrahja aktive dhe integrimi i personave me aftësi të kufizuar, në përgjithësi, dhe i fëmijëve me aftësi të kufizuar, në veçanti, vazhdon të jetë prioritet i programit të Qeverisë”, tha ministri Ksera. Duke falënderuar në veçanti, Shoqatën “Dora e Ngrohtë” për punën serioze që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për fëmijët me aftësi të kufizuar, Ministri i Punës garantoi se Ministria do të vazhdojë të mbështes iniciativa të tilla. Në ceremoninë për çeljen e ekspozitës morën pjesë edhe Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Henk van den Dool, Presidenti i Kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi, fëmijët e qendrës “Dora e Ngrohtë” dhe familjarë të tyre, qytetarë të Tiranës dhe artdashës. Gjatë ceremonisë u dhuruan edhe tre motor specialë për tre të rinj me aftësi të kufizuara, dhuratë e një shoqate holandeze që drejtohet nga z. Kess Dasselaar. Ekspozita me punimet e fëmijëve të qendrës “Dora e Ngrohtë” e çelur në Galerinë e Arteve në Tiranë do të qëndrojë e hapur për disa ditë dhe fondet e mbledhura nga shitja e punimeve të ekspozuara në të do të shërbejnë për mbështetjen e qendrës që trajton fëmijët me aftësi të kufizuara në Tepelenë. a.k/NOA

KOMENTE