English

Kujtimet ndahen në “mikro-paketa”

Norvegji, 30 Shtator NOA- Kujtimet që mund të kemi janë të ndarë në “paketa” që kanë një zgjatje prej 125 milisekondash secili duke kaluar kështu shumë shpejt nga një kujtim tek tjetri. Në këtë mënyrë mbyllet një “paketë” dhe hapet një tjetër, ku në një farë mënyre tek ne shkaktohet një çast konfuzioni. Zbulimi, i cili është njoftuar nga revista Nature, i detyrohet ekipit të May-Britt dhe Edvard Moser në Institutin Kavli për Sistemet Neuro-Shkencore të Universitetit norvegjez të shkencës dhe teknologjisë. r.b/NOA

KOMENTE