English

Lotaritë e jashtëligjshme, nën hetim 4 persona

Korçë, 30 shtator, NOA – Prokuroria e Koçës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për katër persona, të cilët akuzohen për organizim të lotarive jo të ligjshme. Personat nën hetim janë; Leonard Bonja, 33 vjeç, banues ne lagjen Nr .1 Korçë, Enri Fezaj, 18 vjeç, banues në lagjen Nr. 1 Bilisht, Edmond Hasani, 35 vjeç, banues ne lagjen Nr. 14 Korçë dhe Enkelejdi Sadiku, 27 vjeç, banues në lagjen Nr. 10 Korçë. Pas një kontrolli që bëri disa ditë më parë policia e Korçës, në lokalet e katër personave janë gjetur kompjuterë me aksesoret përkatës për mbushjen e biletave sportive. Në asnjë prej lokaleve ku u sekuestruan kompjuterët nuk ka pasur dokumentacion përkatës për lojërat e fatit. a.k/NOA

KOMENTE