English

Maqedoni, nis nesër regjistrimi i popullsisë

Shkup, 30 shtator 2011, NOA - Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka arritur ta kompletojë përbërjen e Komisionit Shtetëror për Regjistrim, pas dorëheqjeve të anëtarëve të deritanishëm të KSHR-së, Abdylmenaf Bexhetit, Vesna Janevskës, Marija Toshevës, Banco Angelovskit dhe Fauzi Skenderit. Në të njëjtën kohë, Qeveria ka emëruar edhe anëtarët e rinj të KSHR-së. Ata janë: Bujar Osmanin, Lazar Trajcevin, Xhivko Pejovskin, Orce Todorovskin dhe Artan Grubin. Kryetari i ri i KSHR-së do të jetë Slobodanka Gievska, ndërsa Bujar Osmani është caktuar si nënkryetar i të njëjtit organ. Vesna Janevska sot pasdite dha dorëheqje nga posti i kryetares së komisionit shtetëror për regjistrim për shkak, siç tha ajo, të pamundësisë për të kryer detyrën në përputhje me ligjin. Agjencia maqedonase Ina, duke cituar zyrtarë të qeverisë, raporton se pas kompletimit të përbërjes së KSHR-së, regjistrimit i popullsisë do të fillojë nesër më 1 tetor. Ndërkohë në, Maqedoni sot kanë arritur një pjesë e mbikëqyrësve nga misioni i Eurostat, ndërsa për nesër tashmë është caktuar konferenca e parë për media e drejtoreshës të Entit dhe të përfaqësuesit zyrtar të Eurostatit i cili do ta ndjekë regjistrimin në vend. a.q/NOA/INA

KOMENTE