English

Mbërrin martesa “ me kontratë”

Meksikë, 30 shtator 2011, NOA – Për të gjithë ata që martesën nuk e kanë më qejf të madh mbërrin një lajm i mirë. Në Meksikë po shqyrtohet ligjërisht mundësia e ndryshimeve në Kodin Civil për një mundësi rishikimi të martesës çdo dy vjet. Qëllimi, sipas atyre që propozuan ligjin e ri është që të evitohen në minimum divorcet. Në këtë mënyrë, ashtu sikurse me një kontratë, palët mund të vendosin në fund të dyvjetëve nëse martesa e tyre funksionon apo jo. E në rast se pas dy vjtësh, martesa “rinovohet” do të thotë që gjithçka është në rregull. a.q/NOA

KOMENTE
  • S.R21:33 - 30 Shtator 2011
    Botë e çuditshme !!!