Libi, 30 shtator, NOA – Raportet e mediave ndërkombëtare deklarojnë se zëdhënësi i liderit të përmbysur të Libisë, Muamer Gadafi, është kapur. Komandantët e Këshillit Tranzicional Kombëtar (KTK) të Libisë, thanë se zëdhënësi Musa Ibrahim, është zënë afër qytetit Sirte, që është vendlindja e Gadafit. Arta theksojnë se Musa ishte i veshur me rroba të femrave. Lajmi për zënien e tij erdhi në periudhën kur forcat e qeverisë së përkohshme të këtij vendi, që është KTK-ja, e kanë rimarrë kontrollin në aeroportin në Sirte. Por, ka shqetësime në rritje se civilët janë bllokuar në këtë qytet të rrethuar. NOA/RFE