English

Nis nesër regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri

Tiranë, 30 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Në Shqipëri do të nise nesër procesi i censusit të popullsisë dhe banesave, një proces i konsideruar si i një rëndësie të veçantë nga autoritetet, pasi sipas tyre do të realizohet një panoramë e qartë e zhvillimeve ekonomike e sociale si dhe dinamika e zhvillimit të popullsisë. Përgatitja e këtij procesi u shoqërua me polemika të shumta për shkak të përfshirjes në pyetësor të deklarimit të kombësisë dhe përkatësisë fetare. Ministri i Inovacionit Genc Pollo, njkohësisht edhe kryetar i komisionit të Censusit bëri sot thirrje që të lihen pas polemikat dhe të gjithë të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të këtij procesi. “Dhe unë do të apeloja te secili prej tyre që, me krenari të bashkëpunojnë me censusin, me krenari të deklarojnë të dhënat e veta, d.m.th. të banesës, të familjes, të personit, te anketuesi përkatës, sepse në këtë mënyrë jep një kontribut për vendin, një kontribut për veten, një kontribut i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kjo, në mënyrë që të kemi rezultate të sakta dhe të besueshme, sepse me këto rezultate, të gjitha nivelet e vendimmarrjes, nga niveli i lartë qendror, deri te niveli individual do të kemi një mundësi, një instrument më shumë për të përmirësuar jetën tonë”, tha ministri Pollo. Edhe pse 1 tetori i takon ditë e shtunë, pra ditë pushimi zyrtar për administratën, 15.000 regjistruesit zyrtarë, të trajnuar nga Instituti i Statistikave, do të trokasin në dyert e shqiptarëve për të filluar procesin e regjistrimit. Procesi do të zgjasë deri më 21 tetor. Sipas INSTAT-it, përkatësia etnike dhe ajo e besimit mbetet në dëshirën e deklaruesit ta bëjë të njohur apo jo, pra nuk është detyrim. Ndërsa Aleanca kërkon që këto dy pika të mos plotësohen nga shqiptarët, pasi do të ketë manipulime dhe të dhëna jo të sakta sa i takon numrit të minoritetit grek apo sllav në Shqipëri, të dhëna që mund të manipulohen edhe me gjendjen civile. Kundër censusit është deklaruar PBDNJ, sipas kreut të së cilës, Vangjel Dule ky regjistrim dëmton realitetin e minoriteteve në vend. a.q/NOA

KOMENTE
  • Frosina Mezini01:09 - 01 Tetor 2011
    More kujte po i sherbejne keta te Aleances Kuq e ZI duke i bere thirje popullates Shqiptare qe ato dy pika qe i perkasin Fese dhe Kombesise te mose i plotesojne ,po une kame nje pyetj per keta mndera te AK (Koqe e ZI),po kuj duhet tja lene Shqiptaret per ti plotesuar ato 2 pyetje apo juve Gjarprinjeve te Janollatos,se duke u lene boshe keto pergjigje linde mundesia e manipulimit te ketyre pergjigjeve dhe Shqiptaret me besime mysliman dikush do i plotesoje si Ortodoks dhe duke lene boshe Kombesin si Shqiptar patjete dikush nga keta gjarprinjte do ti paraqesin si Grek,prandoaj mendimi im eshte qe te gjithe Shqiptaret qe ndihen Shqiptare te pakten tek ajo pika e Kombesise patjeter te plotesojne dhe mos ta len bosh, se te jene te bindur qe dikush tjeter do jua fallsifikoj dhe me pase do perballeni me ligjin per nje deklarim te reme dhe ajde ta gjeni te verteten me pase ku te jeni te bindur qe do kete me mijra e mijra te tilla ,Hapni syte dhe tregohuni te kujdeseshem per kete pike se i gjthe ky regjistrim qe kerkohet me te madhe nga Greqia nepermjet BE ketu e kane qellimin qe te regjisrohen (vetedeklarohen) sa me Shtetas Shqiptar me kombesi Shqiptare ose pa kombesi fare qe ato Greket ti paraqesin si Greke qe nuk ndihen te siguret qe te Shprehen se jane Grek dhe qellim i dyte dhe me djallezori qe eshte ne sherbime te qellimit te pare eshte qe te vetdelarohen sa me pake Mysliman dhe me shume Ortodoks dhe ne ket ceshtje ju beje thirje atyre qe nuk duhan ose nuk ju pelqen te paraqiten si mysliman te pakten qe munde te bejne te mos paraqiten as Ortodoks po do ishte me e ndershme te Paraqiteshin si Deshmitar te Jeovait ,me qellimin e vetem qe mose ti sherbejne qellimeve djallezore Greke,dhe dyshim im eshte dhe tek perberja e ketyre 15000 regjistrusve, se sa perqint e keture jane Mysliman-Ortodoks-katolik dhe tek ortodoksit sa nga ata jan me kombesi Shqiptare sa jane Grek sa vllehj sa maqedon apo malazes se ketu eshte dhe themra e Akilit se duke ju rekumanduar deklarimit te Konsullit Grek ne Korce sipas tije te gjithe Ortodoksit ne Shqiperi jane Grek sipas tij gjene vend shprehja "Voriepiriot nga KUKSI" pra perfundimishte SHQIPTARE te vertet mose bini prehe e ketyre gjarprinjeve po deklaroni Kombesin dhe mos e lini boshe pa pergjigje se dikush do e plotesoj per ju dhe ju do jeni ata qe do pagon haracin ndersa per fene beni si te doni mua ne ket pike as qe ma ndjen fare se per mua feja i perket te kaluares po ne funde te fundit une Beni i biri i OSMANIT ne asnje menyre do zgjidhja te behesha Ortodoks ,me mire i pa fe ose ashtu si e kame prejardhjen te pakte 300 vjecare mysliman Bektashi