Tiranë, 30 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, për sa i përket ditës së nesërme, pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga moti i kthjellët përjashtim bën verilindja dhe juglindja e vendit ku gjatë orëve të mesditës do të kenë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar shira të izoluar ne ekstremin verior të vendit. Në pjesën e dytë të ditës vranësirat dhe shirat e izoluar do të mbeten në juglindje dhe verilindje të vendit duke lënë të gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojne ndryshime në vlerat minimale por në vlerat maksimale do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim Veriperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë. Europa Edhe nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karekterizohet nga moti i qëndrueshëm si pasojë e prezencës së qendrave të presionit të lartë atmosferik. Me kthjellime dhe temperatura të larta do të vijojnë Europa Jugperëndimore, Qendrore si edhe Europa Juglindore. Me të njëjtat kushte atmosferike të kthjellimeve dhe temperaturave relativisht të larta do të jetë sërish pellgu i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit. Perajashtim bëjnë Europa veriore dhe verilindore ku në këto vende do të ketë vranësira dhe shira të dendur. Më problematike situata do të jetë në pjesën veriore të Norvegjisë pasi shirat do të bien në formë rrebeshi. Edhe Ishujt Britanike do të kenë vranësira dhe shira por intensiteti i shirave do të jetë i dobët.
Ngjarje ekstreme në Europë: - Norvegjia alarmon shira të dendura dhe stuhi ere - Spanja do të rrezikohet nga stuhi ere dhe dallgë të larta a.y/NOA