English

Pasqyra e shtypit, 30 shtator 2011

Tiranë, 30 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 30 shtator 2011. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Topi: Berisha ka dalë nga kontrolli, e mëshiroj”, i cili pasqyron deklaratat e kreut të shtetit Bamir Topi gjatë intervistës së dhënë dje. Disa tituj të tjerë janë; “Tabela, emrat e 69 deputetëve që votuan pro plehrave”, “Vendimi i Bashkisë: 666 bizneset që do të preken”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Topi: Unë horr Bulevardi? E mëshiroj Sali Berishën”, i cili pasqyron deklaratat e kreut të shtetit. Disa tituj të tjerë janë; “PS kushtëzon ligjet me 3/5 me paktin e Ramës. PD: Nuk bëjmë pazare të pista për integrimin”, “Arvizu rrëfen jetën: Kam dashur të bëhem mësues”, “Taksat e makinave, PS: Janë trefishuar”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Topi: Berishën e mëshiroj, në 21 janar doli jashtë kontrollit”. Disa tituj të tjerë janë; “Arvizu: Celulat anti-amerikane, përgjegjës janë liderët politikë”, “Gjykata e Lartë: Ja gabimet e drejtësisë që liruan Selimin”, “Artan Lame: Kush ishin kandidatët për fronin shqiptar në vitin 1914”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “PS vë kushte taksative, refuzon votat për në BE”, i cili flet për qëndrimin e mbajtur dje nga PS në seancën e Kuvendit. Disa artikuj të tjerë janë; “Arvizu: Socialistët, ndonjëherë armiqtë më të këqij të vetvetes”, “Berisha: Propozimet e mia për paketën fiskale”, “Vrasja e djalit, flet babai: I gjithë faji është i rakisë”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor për ditën e sotme; “Topi: Jam një zotëri bulevardi”, i cili pasqyron deklaratat e dhënë dje nga kreu i shtetit. Disa tituj të tjerë janë; “Berisha largon me forcë Braçen nga foltorja e Kuvendit”, “Arvizu: Liderë politikë në celulat anti-amerikane”, “Marrëveshje në Bulqizë, mbyllet greva 85-ditore”, Kufiri detar, mediat në Athinë flasin për luftë”, “BERZH: Tregu shqiptar, gjysmëkomunist”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE