English

Policia prangos hajdutin e linjës së autobuzit

Tiranë, 30 shtator 2011, NOA- Shqetësimi i qytetarëve të Tiranës, për vjedhjet e shpeshta të portofolave në linjat e autobuzëve urban, duket se dje i ka qetësuar disi. Dje në mesditë nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Altin Stafasani, 37 vjeç, lindur e banues në Fushë Krujë, pasi rreth orës 10.00 në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, u kap në flagrancë nga policia, tek stacioni i autobuzit të Unazës, duke tentuar ti vjedhë portofolin një shtetaseje. E ndërsa raste të tilla janë të përsëritura, nga ana e qytetarëve kërkohet që këta persona të tremben dhe të mos u marrin edhe qindarkat më të vogla të ngelura në portofolat që mbajnë me vete. a.y/NOA

KOMENTE