English

Pollo: Me censusin do të kemi të dhëna të sakta

Tiranë, 30 shtator, NOA – Ministri i Inovacionit dhe e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo tha sot se “secili qytetar duhet të deklarojë me krenari të dhënat për origjinën dhe për pasurinë e tij”. Në seminarin e organizuar sot, një ditë para nisjes së fushatës së regjistrimit, Pollo tha se për herë të parë vendi dhe institucionet do të kenë të dhëna të sakta. “Nesër është një ditë e rëndësishme. Nesër do të zhvillohet cenuesi për popullsisë dhe banesat. Është e rëndësishme të njihet procesi, të njohim të dhënat. Është rasti për mua të falenderojë ISNTAT, pushtetin vendor dhe të shpreh sigurinë që puna e bërë deri tani do të vazhdojë”, tha Pollo. Ai u shpreh se pavarësisht debateve, ligji është shumë i rëndësishëm dhe duhet që qytetarët t’i përgjigjen zbatimit të ligjit. a.k.NOA

KOMENTE