English

QSUT, shkarkohen kryeinfermieret e kryelaborantët. Tani me konkurs

Tiranë, 30 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Valë shkarkimesh në rradhët e bluzave të bardha në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. 97 kryeinfermerë dhe shef laboratorësh, që prej ditës së sotme nuk i mbajnë më gradat drejtuese. Për të vendosur nëse ata do të kthehen ose jo në punë, më parë duhet t’i nënshtrohen një konkursi. Drejtoria e Qendrës Spitalore, përmes një urdhëri ka liruar nga detyra të gjithë kryeinfermierët dhe kryelaborantët e spitalit. "Si një pjesë e urdhërit është përshkruar shumë qartë, cilat janë etapat që do ecet deri në përzgjedhjen e kryeinfermierëve apo kryelaborantëve të rinj. Do jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, që do të thotë se të gjithë ata që janë liruar sot nga detyra të konkurojnë sërish. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e cilësisë së shërbimit, që do të thotë se pacientët duhet të marrin shërbimin e kërkuar me cilësinë e duhur dhe në kohën e duhur”, tha për mediat drejtori i QSUT-së, Sajmir Ivziku. Një ditë më parë, Drejtoria e QSUT liroi nga detyra 85 kryeinfermierë, 11 laborantë dhe 1 fizioterapist. Por në këtë urdhër të veçantë të liruarve u tha se shefat e shërbimeve, brenda datës 05.10.2011, duhet të dërgojnë në Drejtori propozimet për komandimin në detyrën e kryeinfermierit-kryelaborantit deri në përfundim të proceduarave. Propozimet duhet t`u dorëzohen zv.drejtorëve të Përgjithshëm sipas shërbimeve në varësi. a.q/NOA

KOMENTE