English

Sarkozi takon Papandreun: Shpëtimi i Greqisë, detyrim i BE-së

Paris, 30 shtator 2011, NOA - Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se në ditët e ardhshme do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të diskutuar problemet e borxhit të Greqisë. Pas takimit me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, në Paris, Sarkozi tha se është siguruar nga lideri i Greqisë se Athina do t'i kryejë obligimet e saj, në këmbim të ndihmës evropiane. Papandreu premtoi transparencë të plotë në përpjekjet për zvogëlimin e borxhit, derisa u largua nga pallati presidencial. Athina është në pritje të marrjes së këstit të ri nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që do ta ndihmonte atë të shmangte moslikuidimin e borxhit. a.q/NOA

KOMENTE