English

Shtatori, më i nxehti në 150 vitet e fundit

E premte, 30 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Shtatori i këtij viti po shënon rekord me vapën munduese në të gjithë Europën. Muaji, i cili mbyllet sot do të kujtohet si më përvëluesi i 150 viteve të fundit. Temperaturat kanë arritur pikun edhe në veri të kontinentit. Kështu, në Londër termometri shënoi 27 gradë, në Paris 25, ndërsa në Britaninë e Madhe ndryshe nga çdo vit, qytetarët kanë nxituar drejt detit, pasi në muajt e verës dielli ka munguar në brigjet britanike. Skak për këtë situatë të pazakontë edhe në Shqipëri është prania e një mase ajrore subtropikale e cila po zgjan në mënyrë jo normale, e që do të zgjasë deri në mësin e javës tjetër. Pikërisht, në javën e parë të Tetorit, pritet që i ftohti të vijë nga veriu i Europës. a.q/NOA

KOMENTE