English

Të jetosh në hapësirë

Fluturimet parabolike u mundësojnë shkencëtarëve të provojnë për disa sekonda mungesën e gravitetit. Kjo nuk ndryshon vetëm menynë e astronautëve, por ndikon edhe rezultatet mësimore në shkolla. Nga Alexander Freund Stres i vazhdueshëm, izolim i plotë, pa sferë private dhe pa krevat. Këtyre i shtohet edhe ushqimi i mërzitshëm nga tubetat. Jeta me të papritura e astronautëve është para së gjithash jetë asketësh. Kjo gjendje duhet të ndryshojë, po qe se në të ardhmen e afërt planifikohen qëndrime gjithnjë e më afatgjata në hapësirë, madje edhe fluturime të astronautëve në planetë tepër të largët. Gati 40 vite kanë kaluar qëkur zbriti njeriu i fundit në Hënë. Kujtojmë këtu që Hëna është shumë afër Tokës, dhe fluturimi drejt saj zgjat afërsisht një javë. Por gjërat ndryshojnë kur përmendet udhëtimi i astronautëve në Mars. Ata vetëm për vajtjen në Mars do të kishin nevojë për gati dy vjet. Një sfidë e madhe për teknologjinë, por para së gjithash për astronautët. Shkencëtarët po kërkojnë mundësitë e përmirësimit të kushteve të jetesës për astronautët në qëndrime të tilla afatgjata, qoftë në ISS, tek stacioni hapësinor ndërkombëtar apo në misionin e Marsit. Peshk i freskët në vend të ushqimeve në tubeta Që astronautët të mos ushqehen vetëm nga tubetat, biologët duan të zhvillojnë një sistem efektiv jetësor që i duron kushtet e hapësirës. Kjo do të thotë të zhvillojnë një lloj akuariumi, që t'i furnizojë astronautët me proteinë të freskët. Për këtë duhet që të studiohen të gjithë elementët e këtij zinxhiri ushqimesh në gjendjen e mungesës së gravitetit: Peshqit, algat, kërmijtë, dhe ushqimin e peshqve. Si ushqim vijnë në konsideratë dafniet, mikroorganizmat ujorë që quhen ndryshe edhe pleshta uji, thotë Maike Kirchgäßner duke folur me radion DW. "Dafniet janë shumë të përshtatshëm për peshqit si ushqim, sepse shtohen shumë shpejt, kanë shumë proteina dhe mund të hanë edhe algat e bezdisshme. Për këtë arsye duam të dimë se si sillen këto mikroorganizma në mungesën e gravitetit." 23 sekonda pa peshë Një mundësi unikale për studimin e mikroorganizme në mungesën e gravitetit është fluturimi parabolik, që ofron rregullisht Qendra Kërkimore Gjermane për Udhëtimet Hapësinore (DLR). Në këto manovra fluturimi, një avion i modifikuar i tipi airbus 300 ngjitet disa herë, njëra- pas tjetrës vertikalisht në qiell dhe më pas ulet pingul në tokë. Në këtë manover krijohet për 23 sekonda gjendja e mungesës së gravitetit, Në momentin e startit vertikalisht dhe në momentin e mbërritjes në tokë gjatë zbritjes përkundrazi shtohet dyfish forca e gravitetit. Shkencëtarët kanë zbuluar se peshqit mësohen shumë shpejt me gjendjen e mungesës së gravitetit, dhe mbijetojnë pa problem në hapësirën tredimensionale. Sipas shkencëtarës Kirchgäßner, dafniet në gjendjen e mungesës së gravitetit bënin salto. Tashmë duhet gjetur nëse ato mund të mësohen me gjendjen e re. Fluturimet parabolikë përdoren për studime ne biologji, shkencat fiziologjike, fizikë dhe studimin e materieve. E veçanta e këtyre fluturimeve është se vetë shkencëtarët dhe teknikët e zhvillojnë vetë eksperimentin e tyre gjatë fluturimit. Ata vëzhgojnë zhvillimin e testit, e vlerësojnë atë apo ndryshojnë parametrat. Investimet e majme janë të vlefshme, sepse në këtë drejtim Gjermania kryeson studimet botërore. Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë Rezultatet e veçanta të këtyre fluturimeve vlerësohen pozitivisht. Kështu mendon Stefan Schneider nga Shkolla e Lartë e Sportit në Këln, madje disa njohuri përdoren në jetën e përditshme. Kështu studimet tregojnë se tek fëmijët gjatë dhe pas orës së sportit përmirësohen disa areale në tru që kanë të bëjnë me konjitivitetin. Për faktin se këto areale janë përgjegjëse për arritjet konjitive, rritet përqëndrimi dhe aftësia e marrjes së informacioneve, gjë që rrit në tërësi aftësinë e të mësuarit. Pra po qe se mësimi i sportit bëhet siç duhet, nxënësit pastaj mund të mësojnë më mirë. Foto: Airbus 300 përgatitet për fluturime parabolike

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi23:28 - 30 Shtator 2011
    MUNDESITE E PA KUFIZUSHME TE KOZMOSIT. Qe te pranosh evolucionin e njeriut ne hapesirat e pa fund,duhet te kalosh ne retrospektive si evoloi njeriu ne globin e tokes: 1- Kalimi nga fantazia ne fluturim ne ajer,si pa mundesi dhe sot realitet. 2-Zhytja ne thellesite e oqeaneve nga fantazi ne realitet. 3- Ritja e shpejtesive te raketave dhe forcimi i fuqise ngritese te tyre.Zoterim i makrobotes. 4-Zoterimi i mikrobotes,atom,mikrogjallesa,viruse,ADN,ARN,Ribosome,polisome,centrozome,mitokondri,aparat Golxhi,kimia analitike,deri ne grimca e fundit nen atomike qe kaloi shpejtesine e drites,vertetojne zoterimin e mikrobotes nga KI njerezore. Gjithe keta faktore dhe analoget e tyre deshmojne se brezat qe vijne do lindin,riten,jetojne raketave kozmike,duke kuituar qe dikur kishin nje banese te perbashket me emrin TOKE. Natyrisht lehtesimet e kesaj jete do vijne gradualisht ne perfeksionim,jo si deri tani me veshtiresite egzistuse.Brezat e njerzimit marin stafeten e zhvillimit nga te paret dhe e cojne me lart drejt pa kufizimeve qe ka kjo hapesire e pa fund.