Tiranë, 30 shtator 2011, NOA- Muaji tetor do të nisë me ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytet dhe zonat përreth tij. Siç njofton Operatori i Sistemit të Transmetimit ndërprerjet e energjisë elektrike do të ndodhin ditën e martë më datë 4 tetor. OST bën të ditur se shkak për këto ndërprerje do të bëhen punimet rehabilituese në Nënstacionin Tirana 1.
Mësohet se linjat që do të preken nga ky remont janë: 1) Linja 110kV Tirane -Qendër dt. 04/10/2011 , nga ora 00:00 deri ora 05:00 2)Linja 35kV Tirane -Tirana 2 dt.04/10/2011, nga ora 00:00 deri ora 02:00 3) Linja35kV Tirane - Valias & Tirana1 dt.04/10/2011 nga ora 02:00 deri ora 05:00 4) Linja35kV Tirane -Dinamo dt. 04/10/2011 nga ora 02:00 deri ora 05:00
Si rezultat i këtij remonti do të ketë alternime dhe kufizime të furnizimit me energji në Nënstacioni 110 kV Belsh dhe Peqin e Ish-Uzines Dinamo dhe atë të Valiasit.
Zonat që mbulon Nënstacioni Dinamo: Rr Jordan Misja, Zona tek Shinat e Trenit, Rr Siri Kodra pjesërisht, Zona tek ish Josif Pashko, Kodër Kamëz, Bathore, Paskuqan, Zall-Herr
Zonat që mbulon Nënstacioni Valias Komuna Nikel pjesërisht, Tapizë, Fushë-Kamëz, Frutikulture, Laknas, Bërxull, Kasallë, Domje. a.y/NOA