Fier, 30 shtator 2011, NOA- Një 18 vjeçar nga fshati Marinëz i Fierit u arrestua mesnatën që lamë pas për vjedhjen e kabullit 3-fazor në magazinën e një kompanie. Fatjon Mita, së bashku me 22 vjeçarin Mirel Mata, pak para mesnate u pikasën teksa po tentonin të vidhnin kabullin 3 fazor. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë 18 vjeçari u kap ndërsa Mirel Mata u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Sakaq në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy sharra prerëse. a.y/NOA