Jemen, 30 shtator, NOA - Njeriu që mendohej se do të ishte pasuesi i Osama Bin Laden është vrarë sot në Jemen. Lajmi bëhet i ditur nga Departamenti i Mbrojtjes në SHBA dhe autoritetet qeveritare të Jemenit. Makina me të cilën udhëtonte Anwar al-Awlaki është goditur nga një raketë e një avioni ushtarak amerikan. Zyrtarë të SHBA nuk kanë dhënë detaje për operacionin, por kanë konfirmuar se personi më i rrezikshëm në arenën ndërkombëtare, pas vrasjes së Bin Laden, është i vdekur. Në vitin 2010 administrata e presidentit Obama e vendosi Anwar al-Awlaki, në listën e personit më të rrezikshëm për sigurinë e SHBA-ve. Anwar al-Awlaki ka kaluar një pjesë të jetës në SHBA. Ai ishte një njohës i mirë i teknologjisë së internetit. Një ndër avantazhet e tij, sipas shërbimeve inteligjente amerikane, ishte se njihte shumë mirë anglishten. Me anë të mesazheve në internet ai cilësohej si personi që rekrutonte pjesën më të madhe të terroristëve. a.k/NOA
Në foto: Anwar al-Awlaki