Sidnej, 1 tetor 2011, NOA – Disa pasagjerë por edhe qytetarë që luanin në një park i kanë shpëtuar për mrekulli një aksidenti, i cili mund të ishte fatal për ta. Një aeroplan u rrëzua dhe në rënie e sipër ai ka ngecur në një karuzel në të cilin ishin dy fëmijë një 9 vjec dhe një 13 vjec. Aeroplani ka mbetur sipër karuzelit për më shumë se dy orë derisa kanë ardhur forcat e shpëtimit. Asnjëri nga dy fëmijët nuk mbeti i dëmtuar. Edhe për pilotin dhe një pasagjerë në bord asgjë e madhe nuk ndodhi, pasi që të gjithë shpëtuan paq. a.q/NOA/Rojter