English

Afganistan, arrestohet kreu i rrjetit Hakan

Afganistan, 1 tetor 2011, NOA - NATO-ja thotë se është kapur në Afganistan udhëheqësi i rrjetit Hakani i cili është i lidhur me talebanët. Aleanca njoftoi sot se forcat afgane dhe ato të koalicionit e kapën Haxhi Mali Khanin të martën në provincën Paktika të Afganistanit pranë kufirit me Pakistanin. Në një njoftim të NATO-s thuhet se Khan menaxhonte bazat e rrjetit Hakani dhe vëzhgonte veprimet në Afganistan dhe Paksitan si dhe zhvendoste forcat kryengritëse nga Pakistani në Afganistan për të drejtuar aktivitetin terrorist. Aleanca e quajti kapjen e tij si “një arritje domethënëse” për shkatërrimin e rrjetit Hakani. NATO-ja thotë se Khan ishte i armatosur rëndë gjatë operacionit i cili çoi në kapjen e tij, por ai u dorëzua “pa rezistencë“. Zëvendësi i tij dhe truprojat e tij janë mes personave që u kapën gjatë këtij operacioni. Talebanët nuk e kanë konfirmuar lajmin. Një zëdhënës i Talebanit i tha agjencisë së lajmeve Rojter, se kishte folur me Khanin dhe se ai ishte mirë. a.q/NOA

KOMENTE