Tiranë, 1 tetor, NOA – Në ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka zhvilluar ceremoninë e rihapjes së Qendrës së të Moshuarve në Njësinë Bashkiake numër 9. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se që nga sot kjo qendër të shërbejë për të moshuarit duke u afruar kushte sa më të mira. Ndërsa, premtoi se do të ketë shumë shpejt dhe hapje të qendrave të tjera. “Kjo qendër do të jetë nga sot e hapur çdo ditë. Brenda 5 qershorit do të ketë 5 qendra të tilla në Tiranë”, tha Basha. Ai u shpreh se shumë shpejt do të merren dhe vendimet përkatëse nga Bashkia për këtë nismë. a.k/NOA