Tiranë, 1 tetor 2011, NOA - Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku ishte sot në Azilin e të moshuarve në Tiranë, ku në emër të Bashkisë dërgoi disa pajisje dhe ushqime për këtë institucion. Të moshuarit kishin bërë kërkesë për tre frigoriferë të mëdhenj si dhe për çarçafë e batanije. Bashkia e Tiranës i plotësoi këto kërkesa. Gjithashtu, disa biznese dhuruan me këtë rast edhe ushqime dhe mallra të tjerë, për të cilat të moshuarit kanë nevojë. Në vizitën e saj, në Ditën Ndërkombëtare për të Moshuarit, zonja Tabaku u shoqërua nga Kryetarja e Minibashkisë numër 1, Lindita Nikolli. a.q/NOA