Tiranë, 1 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot Shtëpinë e të Moshuarave në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Në takimin e zhvilluar, Berisha u shpreh se qeveria është e vendosur për të bërë më shumë investime për përmirësimin e jetës së personave të moshuar. Ai u shpreh se do të investohet për konstruksionin e kësaj godine, si dhe premtoi më shumë fonde në gjithë vendin. “Do ta rindërtojmë këtë shtëpi, do të shtojmë fondet për të moshuarit”, tha Berisha. Krahas kësj, Berisha u shpreh se një premtim i mbajtur është dhe ai për rritjen e pensioneve. “Të moshuarit kanë dhënë kontribut për vendin. Kemi 5-fishuar fondin e ilaçeve, pensionet sot nuk janë më nën 100 dollarë”, tha Berisha. a.k/NOA