Shkup, 1 tetor 2011, NOA - Maqedonia është një vend i gatshëm për grumbullimin cilësor dhe të besueshëm të të dhënave. Ky është vlerësimi i EUROSTAT-it, dhënë sot në konferencën për shtyp. "Jemi të vetëdijshëm për situatën politike në vend dhe ndërlikueshmërinë e shoqërisë, por duke marrë parasysh se përgatitjet për regjistrimin janë zbatuar me sukses, jemi të bindur se grumbullimi i të dhënave do të jetë i mirë", tha Everares, drejtori i këtij organizmi. Ai përmendi se EUROSTAT zbaton vetëm të ashtuquajturin lajt monitoring, pasi është i bindur për cilësinë e punës së Entit Shtetëror për statistikë Sipas drejtoreshës së ESHS, Bllagica Novkovska, regjistrimi filloi sot në mëngjes në orën tetë në tërë territorin e Maqedonisë. “Vetëm me respektimin e Ligjit për regjistrim, tha Novkovska, mund të pritet realizim cilësor dhe i besueshëm i tërë procesit”. a.q/NOA