Kosovë, 1 tetor 2011, NOA - Ushtarët e KFOR-it kanë hapur sot pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Njoftohet se pikëkalimi është i hapur për vetura, këmbësorë dhe për automjete me mallra jo-komerciale Sipas mediave kosovare, qarkullimi i mëtejmë drejt Leposaviqit dhe Mitrovicës, ende është i pamundur për shkak të barrikadave që pakica serbe i ka vendosur 200 metra nga baza e re e forcave ndërkombëtare, pas zgjerimit të zonës së tyre të sigurisë. Dje është shtuar numri i ushtarëve të KFOR-it gjerman në këtë pikë, ndërsa me helikopterë është sjellë edhe mekanizmi për eliminimin e barrikadave. a.q/NOA