English

Kryediplomati maqedonas të hënën në Tiranë

Tiranë, 1 tetor 2011, NOA – Të hënën, në 3 tetor do të vizitojë Tiranën kreu i diplomacisë maqedonase Nikola Poposki. Ministri i Jashtëm i Maqedonase vjen në Shqipëri si i ftuari i zëvendëskryeministrit njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto. Dy kryediplomatët e vendeve fqinje pas takimit kokëkokë do të mbajnë një konferencë për shtyp në mjediset e MPJ-së. Programi i vizitës zyrtare të ministrit Poposki përfshin takime me Kryeministrin Sali Berisha, me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli dhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Axhenda e vizitës së ministrit të Jashtëm të Maqedonisë Nikolla Poposki:

Ora 09.30-09.45 Takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto. Ora 09.45-10.30 Takim bilateral midis dy delegacioneve, të kryesuar nga Ministrat e Punëve të Jashtme.

Ora 10.30-10.55 Konferencë për Shtyp e dy ministrave të Jashtëm. Ora 11.00 -11.50 Takim me Kryeministrin Sali Berisha Ora 12.00-12.45 Takim me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli

Ora 12.50-13.35 Takim me Presidentin e Republikës Bamir Topi.

Ora 13.40-15.00 Drekë zyrtare me Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto

Ora 15.30-15.55 Takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Politikave të Jashtme, Fatos Beja

Ora 16.00-16.40 Takim me Minoritetin Maqedonas në Shqipëri

KOMENTE