Tiranë, 1 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Është krijuar së fundmi kremi juaj i bukurisë, i cili në të njëjtën kohë mund të kandidojë fare lehtë edhe për çmimin Nobel. Duke filluar nga kjo javë, do të hidhet në treg përbërësi aktiv antiplakjes, i cili është provuar më parë në mjekësi për përtëritjen e qelizave të lëkurës. Trajtuesi mban emrin Bioeffect EGF Serum (e shihni ne foto), ndërsa vetëm një lugë gjelle kushton 125 £, duke i vlerësuar përbërësit e saj aktivë më shtrenjtë se diamanti. Ekspertët kanë sugjeruar se, vetëm dy pika në ditë janë të mjaftueshme për rinovimin e lëkurës. Përbërësi kryesor, “Epidermal Growth Factor” përmban aktivues dhe proteina vitale për mirëmbajtjen e qelizave. Me rritjen e moshës, niveli i këtyre aktivizuese në lëkurë ulet, duke lejuar kështu shtimin e rrudhave, por fatmirësisht ju vjen në ndihmë ky serum, i cili i largon ato. Produktet e tjera në treg përmbajnë EGF, por jo në nivele të njëjta të përqendrimit në serumin Bioeffect. Produkti i lançuar në Islandë, ka provuar në mënyrë popullore se, një në pesë gra besojnë në efektin e tij dhe e përdorin atë. Ndërkohë që duket se suksesi u përsërit në Britaninë e Madhe, ku 2.000 njësi arritën të shiteshin në një ditë të vetme, kur ajo u vendos në shitje online, në fillim të këtij muaji. Nga ana tjetër, 60 për qind e klientëve kërkuan blerjen e këtij produkti për herë të dytë. Ky serum ka fituar edhe miratimin e personave të famshëm si aktorja Uma Thurman. Ekspertja e bukurisë Alice Hart-Davies, dhe krijuese e www.godthingsbeauty.com tha se ishte e impresionuar për efikasitetin e këtij produkti. Ajo tha: “Serumi përmban një përbërës të quajtur Faktori Rritës Epidemik, i cili është provuar në shërimin dhe rinovimin e lëkurës, kështu që është një nga përbërësit, i cili është i njohur për efektet e tij të vërteta. Përsa i përket çmimit është pak i shtrenjtë, por ju nuk keni nevojë të vendosni ndonjë krem tjetër apo serum dhe efekti i këtij produkti është me të vërtetë mbresëlënës”. a.k/NOA