English

Lamtumirë rrudhave, në sajë të një pilule të re

Londër, 1 Tetor 2011, NOA - Shenjat e kohës, rrudhat shuhen. Për ata që duan një lëkurë të re kjo do të jetë e mundur pa pasur nevojë të përdorin kirurgji të shtrenjta dhe delikate kozmetike. Kjo dëshirë e përbashkët e universit femëror së shpejti mund të jetë një realitet në sajë të një pilule të re e cila duket se ka efekte pothuajse të mrekullueshme: ajo do të rezultojë në reduktimin e rrudhave prej 30 për qind. Veprimi i saj ka për qëllim inkurajimin dhe prodhimin e kolagjenit. Në fakt, pilula përmban vitaminën C dhe E si dhe acidin Omega 3 dhe vepron direkt në gjenet që rrisin prodhimin e kolagjenit. Një ndërhyrje që shtrihet shumë më thellë se kremrat kozmetike dhe në këtë mënyrë jep rezultate më të dukshme. Testimet janë kryer në 480 gra të periudhës së menopauzës të cilave u është dhënë pilula tri herë në ditë. Pas 14 javësh trajtimi u vu re një reduktim i rrudhave prej 30 për qind. Kjo, pikërisht për shkak të rritjes së prodhimit të kolagjenit. Pilula pritet të dalë në treg këtë muaj në Spanjë, Kanada dhe Britaninë e Madhe. a.e./NOA

KOMENTE