English

Mediat italiane: Nis Censusi në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, pakicat bojkotojnë

E shtunë, 1 tetor 2011, NOA – Në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri ka nisur sot Censusi i popullsisë i njohur ndryshe në vend si Regjistrimi i Popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Agjencia italiane ANSAnjë artikull të sajin shkruan se Censusi në të tre këto vende përfundon rreth datës 15 tetor. Sipas ANSA-s në Serbi kanë kërcënuar se do të bojkotojnë censusin pakica kombëtare shqiptare që jeton në jug të Serbisë si dhe pakica myslimane në rajonin e Sanxhakut në juglindje, të cilët akuzojnë Beogradin se po diskriminon këtë pjesë të popullsisë. Procesi i Censusit ka nisur edhe në Shqipëri, shkruan ANSA duke shtuar se edhe këtu kanë kërcënuar se do të bojkotojnë regjistrimin pakica maqedone. Duke iu referuar bojkotit edhe përfaqësues të minoritetit autokton grek kanë paralajmëruar se nuk do ta njohin Censusin e popullsisë, për shkak se në zonat minoritare grupet e regjistrimit nuk përfshijnë përfaqësues të tyre, por edhe sepse në formular pyetjet përkatëse janë të shkruara vetëm në gjuhën shqipe dhe jo edhe në greqisht, gjuha amtare e këtij minoriteti. mit/NOA

KOMENTE